Ballina Politike Pjesëmarrja në fushatë/ Shkarkohen 8 zyrtarë të lartë, mes tyre dhe 5...

Pjesëmarrja në fushatë/ Shkarkohen 8 zyrtarë të lartë, mes tyre dhe 5 drejtor burgjesh (EMRAT)

Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi shkarkoi dhe kallëzoi në Prokurori 8 zyrtarë të lartë në varësi të tij për pjesëmarrje në fushatë elektorale.

Mësohet se 8 zyrtarët e lartë pjesë e Zyrës së Regjistrimit t Pasurive të Paluajtshme, Sistemit të Burgjeve dhe Zyrës së Përmbarimit.

Shkarkimet erdhën sipas verifikimeve dhe inspektimeve të kryera nga struktuarat e Ministrisë së Drejtësisë.

“DuaLajm.com” mëson se janë shkarkuar nga detyra:

  1. Drejtori i IEVP Fier, z.Jetnor Krakulli;
  2. Regjistruesi i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, z.Ani Dyrmishi;
  3. Drejtori i IEVP Lezhë, z.Eduart Kurti;
  4. Regjistruesi i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë, znj.Adriana Shehu;
  5. Drejtori i IEVP Rrogozhinë, z.Ahmet Bala;
  6. Drejtori i IEVP Burrel, z.Fatjon Kurti;
  7. Kryetari i Zyrës së Përmbarimit Gjyqësor Durrës, z.Surin Hoxha
  8. Drejtori i IEVP “Jordan Misja” (Nr 313), z.Fatjon Fana.