Ballina Politike “Policia e Shtetit bëri një punë të kënaqshme lidhur me zgjedhjet e...

“Policia e Shtetit bëri një punë të kënaqshme lidhur me zgjedhjet e 25 qershorit”, ja si shprehet kreu i OSBE-ODIHR në letrën e tij

Kreu i Misionit të Monitorimit së Zgjedhjeve OSBE-ODIHR, Peter Tejler ka vlersuar ashkëpunimin me Policinë e Shtetit.

Nëpërmjetë një letre e cila i drejtohet Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako, ambasadori shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Misionit të Monitorimit.

“Në veçanti dëshiroj të shpreh vlerësimin tim të thellë për mbështetjen e përditshme nga drejtuesit e Departamentit të Sigurisë dhe për të gjithë Drejtuesit Rajonal të Policisë së Shtetit lidhur me sigurinë e ekipit tim”, shkruan shefi i ODIHR në Tiranë.

Në mesazhin drejtuar Policisë së Shtetit ambasadori Tejler vë theksin tek rëndësia e rritjes së besimit të publikut. “Gjithashtu suksese në forcimin e bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet shtetasve shqiptar dhe Policisë së Shtetit”,shprehet ambasadori.