Ballina Kryesore Premtimet elektorale të LSI, ja sa vende të reja pune premtoi sot...

Premtimet elektorale të LSI, ja sa vende të reja pune premtoi sot Petrit Vasili

Lëvizja Socialiste për Integrim sot ka prezantuar programin e saj që mendon se do ta çojë drejt fitores së pushtetit të vetme. Kryetari i saj Petrit Vasili ka folur mbi zhvillimin e bujqësisë e turizmit, uljen e taksave për biznesin 100 mijë vendet e punës për të rinjtë të mirpaguara dhe në fund për rritjen e ekonomisë së vendit.

100 mijë vende pune të mirëpaguara, është premtimi që Lëvizja Socialsite per Integrim u bën të rinjve. Kryetari Petrit Vasili prezantoi programin e LSI, ku theksoi se platforma bazohet në zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë si dy sektorë kyç në ekonomine shqiptare.

Vasili shtoi se do të ulen taksat për afro 90% të biznese, ndërsa premtoi rritjen me 5% të buxhetit të arsimit dhe shëndetësisë

Programi me të cilën LSI synon të dalë forcë e parë dhe të sigurojë pushtetin, sipas Kryetarit Vasili i garanton Shqipërisë një rritje ekonomike me 10%.