Ballina Magazine Prindër për herë të parë, Erion Veliaj zbulon gjininë e fëmijës

Prindër për herë të parë, Erion Veliaj zbulon gjininë e fëmijës

Pak ditë më parë Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, bënë të ditur lajmin që shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Përmes këtij lajmi, Veliaj uroi për të gjithë fëmijët festën e ‘1 Qershorit’, duke konfirmuar lajmin e shtatzanisë. Edhe Ajola postoi në foto, ku ekspozonte për herë të parë barkun e rrumbullakosur dhe shkruante: “Tre rrahje zemrash” 

Erion Veliaj është takuar sot me aktorin turk Tolgahan Sayisman dhe gjatë bisedës se tyre ka zbuluar se do bëhet baba i një djali.

“Në kohën e Skënderbeut mbilleshin pemë kur martohej një çift dhe kur lindnin fëmijët. Edhe unë do e nis këtë se e kam Ajolën në muajin e gjashtë të shtatzënisë. E ka çun, u shpreh Erion Veliaj”, njofton “Iconstyle”. 

Së fundmi është zbuluar se Ajola dhe Erioni do të bëhen prindër në muajin tetor.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook