Ballina Kryesore Programi i qeverisjes/ Kryeministri Rama u përgjigjet pyetjeve të LSI: Do të...

Programi i qeverisjes/ Kryeministri Rama u përgjigjet pyetjeve të LSI: Do të rrisim pagat me 40%…

Ka nisur seanca e pasdites në Kuvend ndërsa kryeministri Rama ka vendosur t’ju përgjigjet 19 pyetjeve të LSI-së. Fillimisht Rama u ndal tek shëndetësia :

“Gjatë mandatit të parë kemi pasur rritje të konsiderueshme të mbështetjes për Shëndetësinë. Do vazhdojmë të shikojmë në drejtim të këtij sektori që të arrijmë në 65% të shërbimeve të përgjithshme të shqiptarëve, shifër që e gjetëm vetëm 43% Do sigurojmë që asnjë familje të mos bjerë në varfëri për sa i përket shërbimit shëndetësor”

Rama u ndal dhe tek arsimi ku u shpreh me seriozitet të madh se do të mbështeten fuqishëm duke theksuar se do t’ju rriten rrogat me 40%.

“Jemi duke punuar për një projekt financimi që të joshim mjekët specialistë që të punojnë edhe në rrethe. Është ende në diskutim”, tha Rama.