Ballina Kryesore PS i kundërpërgjigjet Bashës : Kundërshtarët e Vetting-ut ,nuk do të fitojnë...

PS i kundërpërgjigjet Bashës : Kundërshtarët e Vetting-ut ,nuk do të fitojnë zemrat e shqiptarëve

Partia Socialiste ka reaguar lidhur me deklaratën e kreut të Partisë Demokratike për premtimet e pambajtura të qeverisë Rama.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, zyra për shtyp e kësaj partie thotë se ata që humbën betejën me Vetting-un nuk do të mund të fitojnë zemrat e shqiptarëve në këto zgjedhje.

Ja deklarata për mediat nga zyra për shtyp e PS:

“Pasi mbylli çadrën për ca poste qeveritare, Z. Basha po përpiqet tani të na mbushë mendjen se ka hallin e qytetarëve dhe problemeve të tyre. Ata që kundërshtuan dhe humbën me Vetting-un, do të humbin gjithashtu në betejën për të fituar zemrat e shqiptarëve. Ata që luftuan për Vetting-un dhe fituan, do të fitojne edhe betejën gjatë katër viteve të ardhshme për më shumë vende të reja dhe dinjitoze pune”.