Ballina Politike Qëllohet me mjete prerëse 40-vjeçari në Tiranë, sherr mes militantësh sërish

Qëllohet me mjete prerëse 40-vjeçari në Tiranë, sherr mes militantësh sërish

Një tjetër incident parazgjedhor është regjistruar ditën e sotme mes disa militantësh partie ku ka ndodhur një plagosje në fshatin Bërxullë të Tiranës. 

“Më datë 21.06.2017, në fshatin Bërxullë, tek një lokal i kthyer si zyrë elektorale për një subjekt politik, po zhvillohej një takim, për të cilin nuk është bërë njoftim në Policinë e Tiranës,” njofton policia.

Nga ora 12:05, gjatë këtij takimi ka patur një mosmarrëveshje që është kthyer në konflikt nga dy shtetasit N.P 45 vjeç dhe A.S rreth 40 vjeç. Konflikti u rëndua goxha dhe kaloi në plagosje me mjet prerës ndaj shtetasit A.s i cili është në spital tashmë por jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi N.P ndodhet në Komisariatin e Vorës për të sqaruar rrethanat.