Ballina Aktualitet “Qumështi nuk është pije, është ushqim”, gafa e ministrit të Financave në...

“Qumështi nuk është pije, është ushqim”, gafa e ministrit të Financave në Komision

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka bërë një gafë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ku diskutuan për sistemin e taksave.

Gjatë mbledhjes në Komision, Ahmetaj duke folur në lidhje me lehtësimin e taksave ndaj agroturizmit tha se qumështi nuk është pije, por ushqim.

“Qumështi nuk është pije, por ushqim. Pra një pije e paakcizuar”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj gjatë mbledhjes së Komisionit tha se vjelja e akcizës tek për pijet sjell të ardhura për ekonominë e vendit.

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë po diskutohet për tatimin ndaj pijeve alkoolike e joalkoolike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook