Ballina Politike “Qytetari dixhital”: Si u braktis Edi Rama nga qytetarët e Shijakut

“Qytetari dixhital”: Si u braktis Edi Rama nga qytetarët e Shijakut

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar në faqen e tij në “Facebook” mesazhin e një qytetari, i cili pretendon se kryeministri Edi Rama nuk u prit nga qytetarët e Shijakut.

“Qytetari dixhital” bën me dije se Rama ka bërë gati 70 metra në këmbë por asnjë nuk e ka takuar më pas është futur në makinë dhe ka bërë videomesazhin”, thuhet në statusin e ish-kryeministrit.

Statusi i plotë i Berishës

Rama nuk pritet ne Shijak!

Qytetari dixhital informon:
-Edi Rama shkoi ne mesdite per takim elektoral ne Shijak
– Aty nuk ishin mbledhur njerez pasi nuk kane dashur qe te degjonin mashtruesin qe, pas katervitesh ne qeveri, flet sikur ka qene ne opozite.
Rama u kthye menjehere, hyri ne makine dhe i deshperuar lexoi ne makine videomesazhin. Lexoni ju lutem mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“21/06/2017, 13:30:59: : Miredita doktor. Nje info, nese ka interes. Rama ishte ne Shijak sot ne mesdite. Ka zbritur nga makina. Ka bere rreth 70 metra ne kembe. Nuk ka patur njerez, nuk e kane mirepritur dhe ka ikur menjehere. Pas kesaj ka nxjerre videomesazhin ne makine”.