Ballina Politike Rama bën thirrje “Mos u ktheni në dorë të Saliut”

Rama bën thirrje “Mos u ktheni në dorë të Saliut”

Rama gjatë fushatës së tij ka bërë një thirrje për gratë dhe vajzat në Burrel që të votojnë Partinë Socialiste sepse vetëm aty do të gjejnë mbështetjen që u duhet dhe do kenë gra për ti përfaqësuar dhe jo burra siç ka qenë “oda e burrave të Saliut” dhe se ato nuk mund të bëjnë hap mbrapa duke shkuar përsëri aty.

“Mua nuk më interesojnë ato që ndodhin në Partinë Demokratike, por një gjë nuk rri dot pa e thënë. PD e cila kërkon votën në emër të një Republike të re paguan gjobë në KQZ për mungesë grash dhe vajzash në listat e shumë qarqeve. Sipas PD nuk paska gra dhe vajza të denjta për të përfaqësuar Kukësin, Beratin, Gjirokastrën, Lezhën, Fierin. Në të gjithë këto qarqe vetëm burra. E çfarë burrash? Ky është muhabet tjetër. Prandaj, ju them të gjitha grave dhe vajzave që mos e votonin Partinë Demokratike.

Mos e votonin PD-në dhe mos pranoni që gratë dhe vajzat të trajtohen si qenie të kategorisë së dytë në pjesën e poshtme të listave. Mos pranoni që sot në shekullin e 21, pasi ne kemi bërë gjithë ato përpjekje për gratë dhe vajzat, pasi ne kemi arritur të pabesueshmen, një qeveri socialistësh dhe progresistshëm me 50% gra dhe 50% burra të kthehemi prapë tek oda e burrave të Saliut. Mjafton kaq që ta refuzoni PD-në. Të gjitha gratë dhe vajzat të votojnë për partinë që lufton për të drejtat e tyre, Partinë Socialiste.”