Ballina Kryesore Rama e “la” jashtë kabinetit të ri qeveritar, ish-ministrja e “hekurt” ka...

Rama e “la” jashtë kabinetit të ri qeveritar, ish-ministrja e “hekurt” ka një mesazh prekës: Nuk gjej dot fjalë…

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i ka dorëzuar ditën e sotme detyrën kolegës së saj socialiste, Olta Xhaçka.

Por duket se kjo gjë e ka prekur, ministren e ‘hekurt’, e cila ishte e para femër në krye të një institucioni “burrëror”.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, mes emocioneve Kodheli shkruan se nuk gjen dot fjalët e duhura për të falenderuar gratë dhe burrat nën uniformë.

Kodheli shprehet se ndihet krenare për Forcat e Armatosura, duke i falenderuar për shërbimin që i japin Atdheut.

Kujtojmë që ish-ministrja e Mbrojtjes do të jetë deputete e PS-së në Parlament për 4 vitet e arshme, ku fitoi mandatin në Qarkun e Kukësit në zgjedhjet e 25-Qershorit.

Statusi i Kodhelit

“Nuk do të gjej dot fjalët e duhura (e megjithatë do të vazhdoj të flas a shkruaj, sa herë që kjo mundësi të më jepet) për t’ju përshëndetur e falënderuar të gjithëve një e nga një, ju gratë dhe burrat nën uniformë.

Unë thjesht dhe vetëm mbetem krenare për Forcat e Armatosura të Shqipërisë! Ju falënderoj për shërbimin që i jepni Atdheut!”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook