Ballina Kryesore Rama e Tsiprias takim “kokë më kokë” në Londër, ja çfarë diskutuan

Rama e Tsiprias takim “kokë më kokë” në Londër, ja çfarë diskutuan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij grek Aleksis Tsipras janë takuar pasditen e sotme në samitin e  Londrës.

Në postim në faqen e Twitter të Kryeministrisë thuhet se “Dy kryeministrat diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vleresuan arritjet e deritanishme”.

“Ndonëse ka endë çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, Kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehen besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti”, thuhet në postimin e Kryeministrisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook