Ballina Kryesore Rama ka një lajm befasues për Shqipërinë: Ja ku renditemi tek 136...

Rama ka një lajm befasues për Shqipërinë: Ja ku renditemi tek 136 ekonomitë botërore

Kryeministri edhe pse tani ka filluar të jetë më i ngarkuar me hapjen e Kuvendit, nuk i ka harruar zakonet e tij teksa uron “mirmëngjes” shqiptarët me diçka vërtetë befasuese siç është raporti i Forumit Ekonomik Botëror.

Ai ka shkruar se tek raporti i fundit Shqipëria është rritur me 8 vende të reja duke u renditur më sipër vendeve të cilat mund të quhen të varfra.”Shqipëria në raportin e fundit të Ëorld Economic Forum për Konkurrueshmërinë Globale në Udhëtim e Turizëm ku vendi ynë ka përmirësuar sërish renditjen e përgjithshme me +8 vende të tjera.”, ka shkruar kryeministri.

Postimi i Plotë

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë lajm të mirë për Shqipërinë në raportin e fundit të Ëorld Economic Forum për Konkurrueshmërinë Globale në Udhëtim e Turizëm ku vendi ynë ka përmirësuar sërish renditjen e përgjithshme me +8 vende të tjera. Ndër indikatorët e përmirësuar ndjeshëm spikat rritja me +25 vende në fushën e Sigurisë, ku këtë vit renditemi në vendin e 45-të ndër 136 ekonomitë botërore të vlerësuara në raport”