Ballina Kryesore Rama nuk ndal thumbat drejt Bashës, lexoni çfarë i thotë kësaj here...

Rama nuk ndal thumbat drejt Bashës, lexoni çfarë i thotë kësaj here për “Fantin Spathi”

Nga Cërriku këtë herë Kryeministri Rama s’ka nguruar ta thumbojë edhe njëherë kundërshtarin e tij politik Bashën duke i qëndisur listën e tij me deputet para qytetarëve të Cërrikut që akoma është e papërfunduar dhe nuk është miratuar akoma nga KQZ.

“Akoma sot s’ka bere gati te gjithe skuadren per t’a nxjerre ne fushe, por ajo qe dime sot eshte qe ia vrau te gjithe bashkepunëtoret dhe e la tek pull si fantin spathi atje ne mes”

“Edhe Saliu që s’ka ardhur sot nuk e thotë dot por të jeni të sigurt që nuk e mohon dot që ne në këto 44 muaj dhamë një provë që askush tjetër nuk e dha në këtë cerekshekulli, provën për të bërë shtet, dhe për këtë ka shumë rëndësi që në 25 qershor mos lejojmë që të prekin të tjerë themelet që mezi i kemi ndërtuar me reforma të vështira, të dhimbshme.

E di mirë që ne se kemi akoma shtëpinë e përbashkët të shtetit tonë, por ama kemi ndërtuar themelet dhe në 25 qershor do vazhdojmë të ndërtojmë shtëpinë e përbashkët të shtetit evropian të shqiptarëve ose do kthehemi mbrapa.

Zgjedhjet, vota, s’janë si një ndeshje futbolli dhe s’bëhet fjalë për të bërë një skedinë, por për të marrë në punë njerëzit e duhur për të bërë punën, jo për ti gjetur punë njerëzve që s’dinë të bëjnë punën…

Kur është fjala për të zgjedhur kryeministrin ti mund të jesh me PD por si mund t’ja japësh Lulit, të bëhet kryeministër Luli?”, tha Rama.