Ballina Aktualitet Rama quan “Zërin e Amerikës” kënetë mediatike, Vasili: Përfundimisht i çmendur, i...

Rama quan “Zërin e Amerikës” kënetë mediatike, Vasili: Përfundimisht i çmendur, i zhytur në kënetën e padijes i duken të gjithë…

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas sulmit të kryeministrit Rama ndaj Zërit të Amerikës.

Pas komenteve të Edi Ramës ku u kërkonte qytetarëve që të mos dëgjojnë zhurmën e kënetave politike e mediatike, Vasili thotë se kryeministri është çmendur përfundimisht.

“Kryeministri e quan kënetë ‘Zërin e Amerikës’, por është zhytur në kënetën e padijes dhe pisllëkut te koncesioneve”, thekson Vasili.

Postimi i Vasilit:

Kryeministri u cmend perfundimisht e quan Zerin e Amerikes kenete.

Kryeministri i zhytyr ne keneten e padijes dhe pisllekut te koncesioneve leshoi nje thagme tjeter dhe quajti kenete Zerin e Amerikes.
Se ç’perfaqson Zeri i Amerikes per shqiptaret eshte e tepert qe ta them une.
Por qe Zeri i Amerikes ka qene vigjilent dhe shembull i ndjeshmerise shembullore kritike kunder cënimit te demokracise dhe korrupsionit ky eshte nje realitet i padiskutueshem dhe pikerisht per kete Zëri i Amerikes vazhdon te mbetet te jete shembulli i standartit me te larte te integritetit dhe soliditetit profesional dhe parimor.
Kryeministri deshmoi serish e serish nje standart intelektual e politik mizerabel dhe te nje profani, qe nuk kupton asgje dhe i duken armiq te gjithe sa here qe ja vene ne dukje keto.
Une do te vazhdoj ta degjoj me besim e shprese Zerin e Amerikes sic kam bere per vite e vite te tera,por nuk kam ndermend te humb kohen fare me injorancen shumekateshe te kryeministrit shkollepaket.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook