Ballina Politike Raporti i OSBE-ODIHR/ Deputetja e LSI ironizon fjalimin e Ramës: Këto ishin...

Raporti i OSBE-ODIHR/ Deputetja e LSI ironizon fjalimin e Ramës: Këto ishin zgjedhjet më të mira?!

Vetëm pak orë më parë OSBE-ODIHR ka publikuar raportin e plotë për zgjedhjet  parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri. 

Nëpërmjetë një postimi në rrjetet sociale  ish-ministrja e Integrimit, e ka ballafaquar këtë raport me fjalët e kryeministrit Edi Rama. Sipas Gjoshës në raport shkruhej se në raport thuhej se problem për t’u zgjidhur është “shitblerja e votës”.

“Sapo është bërë publik raporti i OSBE-ODHIR për Zgjedhjet e Qershorit 2017. Nuk e di sa vënd ka tek dëgjuam Kryeministrin për të vrapuar dhe për të na treguar se këto ishin zgjedhjet më të mira që ka pasur Shqipëria. Nuk e di të qash apo të qeshësh! Lexoja mes rreshtave të raportit por gjithçka rrotullohej mes parregullsive në zgjedhje, rekomandimeve te pafundme për gjetjen e një mekanizmi për parandalimin e shitblerjes së votës si dhe marrjen e masave për të ndaluar presionin e jashtëzakonshëm që i është bërë administratës publike për votën e lirë! 27 Vite Demokraci dhe qytetarët shqiptarë ende janë në përpjekjet e tyre për të votuar të lirë, në përpjekjet e tyre që ankandi i votës të mos marrë më peng jetën e fëmijëve të tyre. Po fatkeqësisht cfarë do lloj reforme zgjedhore të ndërmarrim ne, do të duhej më parë të ndryshonim mentalitetin politik i cili mendon se paraja mund të blej cdo gjë, se presioni që vjen si koncept diktatorial nuk shkon më ne Shqipërinë europiane te 2017-tës!

Mesa duket mentalitetet nuk ndryshokan as me Marrëveshjet e Errësirës që gjoja do t’i jepnin Shqipërisë një standard tjetër!” shkruan Gjosha.

LEXO EDHE:  Dëgjesat publike/ Rama publikon raportin: Ja për çfarë m'u ankuan qytetarët e qarkut të Elbasanit