Ballina Aktualitet Reagon PS , PD ka ide filmash konspirativ

Reagon PS , PD ka ide filmash konspirativ

Pas një sërë reagimesh nga Presidenti nga Basha dhe shumë politikanë të Partisë Demokratike rradhën tashmë e ka PS që i kundërpërgjigjet PD.

Pasi i ka uruar zotit Basha dhe të lënduarve një shërim të shpejtë PS i bën thirrje PD që mos merret me teori konspiracioni, por të merret me çështjet e vërteta të fushatës.

“Ditën e sotshme, në orën 5:00 të mëngjesit, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës ishte pranë njerëzve që kërkuan ndihmë për simptomat e shfaqura. Gjysëm ore më vonë, drejtori i përgjithshëm i policisë urdhëroi sigurimin e hapësirës publike ku u zhvillua aktiviteti i mbrëmjes së djeshme dhe hetimet vazhdojnë ende. Pra, institucionet po punojnë dhe të gjithë autoritetet përkatëse ishte gati për të ofruar ndihmesën e vet.

Thënë kjo, ne i bëjmë seriozisht thirrje PD-së që të përqëndrohet te çështjet e vërteta të fushatës dhe të mos merret me teori konspiracioni.

Partia Socialiste i uron shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve, dhe veçanërisht liderit të Opozitës. Ne dëshirojmë që ai të bëjë fushatë dhe jo të flasë për konspiracion, gjë e cila tregon se në çfarë gjendje të çoroditur është Partia Demokratike.”