Ballina Politike Rezultati mbetet i njëjtë, PD me Isa Sakjën drejton Kavajën në dy...

Rezultati mbetet i njëjtë, PD me Isa Sakjën drejton Kavajën në dy vitet në vijim

Nuk ndryshon rezultati në Kavajë dhe pas numrimit të votave të vlefshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij qyteti. Numërimi i votave u bë në KZAZ numër 42, dhe vijon të jetë fitues Isa Sakja i PD.

Pas numërimit edhe të këtyre votave Kavaja do të drejtohet nga demokratët në 2 vitet në vijim. Pas 6 vitesh PD fitoi zgjedhjet me kandidatin Isa Sakja që fitoi me 28 vota më shumë se Dorjan Murati i PS.

Dorjan Murati i PS mori 11.127 vota ndërsa kandidati i PD Isa Sakja ka marrë 11.155 vota. Kandidati i LSI-së Maksim Kona mori 1969 vota, ndërsa të pavlefshme kanë dalë 698 vota.