Ballina Politike Roli që pati dhe mendimi i tij për listat , flet Berisha

Roli që pati dhe mendimi i tij për listat , flet Berisha

Pas listës së Partisë Demokratike ose ndryshe “thertores” së grupit të vjetër politik për zgjedhjet e 25 Qershorit, të shumta kanë qenë diskutimet në media dhe rrjetet sociale nga të gjithë politikanët dhe analistët e shkrimtarët.

Një prej qytetarëve i ka shkruar Berishës mbi këtë fakt dhe përgjigja e ish-liderit demokrat ka qenë e qartë: “ju siguroj se lista e kandidateve te PD esht ekskluzivisht vetem e kryetarit dhe jo e ish-kryetarit i cili pa asnje keqardhje ka patur zero rol ne listen e re”.

“Faleminderit per mesazhin,me kete rast ju siguroj se lista e kandidateve te PD esht ekskluzivisht vetem e kryetarit dhe jo e ish-kryetarit i cili pa asnje keqardhje ka patur zero rol ne listen e re. Por une mendoj se esht e drejte ekskluzive e kryetarit te zgjedhe ekipin e tije ,me urimet e mia me te mira per ju,me respekt Sali Berisha”, shkruan Berisha.