Ballina Kryesore “Shpërthen” Salianji: Do të kemi një ‘verë përvëluese’, do të dalin dosje...

“Shpërthen” Salianji: Do të kemi një ‘verë përvëluese’, do të dalin dosje të qeveritarëve të inkriminuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanço.

Siç dihet, prej kohësh PD ka paralajmëruar se do të publikojë skandale të rënda që implikojnë zyrtarë të lartë të qeverisë deri në nivel ministrash dhe kryebashkiakësh.

I pyetur nga gazetarja, Salianji tha se kjo do të jetë “një verë përvëluese” për qeverinë, duke shtuar se shumë shpejt do të publikohen skandale që do të tronditin qeverinë “Rama”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook