Ballina Kryesore Socialistët nuk e përmbajnë dot veten dhe “tallen” me deputetin e ri...

Socialistët nuk e përmbajnë dot veten dhe “tallen” me deputetin e ri të PD-së

Deputeti më i ri i PD-së, përsa i përket qarkut të Vlorës, Agron Shehaj mbajti fjalën e tij të parë në foltoren e Kuvendit ku teksa ai po fliste kishte deputetë socialistë të cilët qeshnin në kor me mënyrën se si ky i fundit po referonte.

Deputeti u tregua i zgjuar dhe e kuptoi situatën në të cilën po futej dhe herë pas here kur dëgjonte të qeshura e ndalonte fjalën e tij teksa deputetët nuk përmbaheshin dhe qeshnin. Ai u bëri thirrje disa herë që të vazhdonin të qeshnin dhe se ai nuk do ndalej edhe pse këta po përpiqeshin ta vinin përpara ku më pas ndërpreu fjalën e tij dhe i duartrokiti ata.

‘Një duartrokitje për ju, atë që deshët e arritët. Jeni bërë specialista. E kuptoj që doni të më vini përpara se jam deputet i ri, por unë do vazhdoj”, u shpreh deputeti Shehaj. Fjala i ka kaluar deputetes Ermonela Felaj e cila e ironizoi më tepër situatën.

“Pak më parë ne qeshëm, jo pa të keq, por imagjinoni pak se çfarë mund të kenë bërë Jozefina, Majlinda dhe Astriti. Do kenë qenë duke shkulur flokët”, tha Felaj.