Ballina Politike Sot përkujtimi i Azem Hajdarit, vajza e tij deputete bllokohet nga emocionet...

Sot përkujtimi i Azem Hajdarit, vajza e tij deputete bllokohet nga emocionet para memorialit dhe rrëfen amanetin e tij të fundit

Sot ka qenë një ditë e rëndsishme për demokratët pasi kanë përkujtuar Azem Hajdarin një prej politikanëve historik të vendit tonë i cili para 19 vjetësh u vra ku u hodhën dhe shumë hipoteza mbi vdekjen e tij.

Pas gjithë këtyre përveç demokratëve që ndërprenë seancën ra në sy edhe vajza e Azem Hajdarit, Rudina, e cila mbajti një fjalim në nder të të atit me lot në sy deri në një moment ku edhe u bllokua dhe nuk mundi të vazhdonte më. Rudina ishte pjesë e kandidatëve për deputet përkrah opozitës ku pas zgjedhjeve të 25 qershorit ajo ka zbuluar amanetin e fundit të të atit, që ajo të mbrojë të drejtat e shqiptarëve.

“Ndihem e prekur, sot kujtojmë figurën e lartë që solli pluralizmin në Shqipëri, është emocion i veçantë për mua sot. Ne prapë jemi të bashkuar me partinë që solli vlerat më të moralshme. Ne jemi akoma më të bashkuar me Partinë Demokratike, duam që të cojmë PD përpara. Më falni se jam e emocionuar. Unë do flas në Kuvendin e Shqipërisë si deputet, pikërisht në këtë ditë. Ishte një koecidencë dita e sotme, ishte dëshira e tij, unë ju siguroj ju se do jem një zë i fortë i opozitës shqiptare, të mbroj interesat e Shqipërisë dhe kombit tim”, u shpreh Rudina.