Ballina Kryesore “Tahiri duke pirë lëng frutash, protestuesit e Kukësit në burg”, deputeti demokrat...

“Tahiri duke pirë lëng frutash, protestuesit e Kukësit në burg”, deputeti demokrat publikon foto-montazhin

Gjykata e Krimeve të Rënda, gjatë ditës së djeshme mor masën “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ishin të shumta reagimet nga opozita, të cilët akuzojnë Ramën se po ndërhyn në hetimin ndaj Tahirit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në profilin e tij në Facebook ka publikuar një fotomontazh, ku shihet Tahiri me lëng frutash në dorë po ashtu protestuesit e Kukësit të cilët po mbahen ende pas hekurave..

“Kapu me drogë dhe rri në shtëpi, Por po protestove të fusin në burg”, shkruan Balliu, duke kujtuar rastin e protestuesve kuksianë.

Sipas deputetit Klevis Balliu, “Loja politike e kumbarit Rama me ushtarin e tij vazhdon”.

LEXO EDHE:  KQZ i jep mandatin e deputetit të Beratit, Astrit Veliaj rikthehet në Kuvend

Postimi i plotë:

Kapu me drogë dhe rri në shtëpi,
Por po protestove të fusin në burg

Loja politike e KUMBARIT RAMA ME USHTARIN E TIJ SAJE QORRI vazhdon.
Ky njeri akuzohet për trafik ndërkombëtar droge ndërsa drejtësia nën urdhërat e Ramës e le në shtëpi.
Kuksianët ndërkohë që protestuan kundër një takse anti kombëtare, për të cilën vetë kumbari drogës kërkoj falje, vazhdojnë të jenë pas hekurave në BURG. 
TURP, TURP, TURP

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook