Ballina Kryesore “Të dhënat personale”/ PD paralajmëron prindërit: Mos firmosni formularët, po shkelin Kushtetutën

“Të dhënat personale”/ PD paralajmëron prindërit: Mos firmosni formularët, po shkelin Kushtetutën

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së bërë nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ditën e sotme, për të dhënat personale të prindërve.

Lindita Nikolla gjatë ditës së sotme u shpreh se padia e ngritur nga PD nuk e tremb dhe është e gatshme të shkojë në Prokurori, ndërsa deputetja e PD-së Albana Vokshi, shprehet se urdhri i dhënë nga ministrja ka shkelur hapur Kushtetutën.

Sakaq, u bën thirrje prindërve të mos pranojnë dhe të mos firmosin formularët, dhe ka publikuar dokumentin e padisë së ngritur ndaj ministes. 

Bëjmë me dije se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla sqaroi arsyen pse në  shkolla u është kërkuar nxënësve të sjellin të dhëna të prindërve.

Sipas saj kjo do i garantonte një marrëdhënie më të afërt prindër-mësues.

Statusi i plotë:

KUR “PADIJA” DHE E “LIGA” BËHEN BASHKË, 
Jo një replikë me Ministren Lindita Nikolla, që i quan “shkollat kot”, por një SQARIM për të gjithë PRINDËRIT, që kanë FËMIJËT NË SHKOLLAT PUBLIKE.

————————————————————-
Të dhënat që lidhen me identitetin e personit (emër, mbiemër, nr. ID,
nr. Tel apo adresa e-mail) kanë KARAKTER PERSONAL. Neni 3 i ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, përcakton si të dhëna personale çdo informacion në lidhje me një person fizik, të identifikuar ose të identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një NUMRI IDENTIFIKIMI, ose një a më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor,
ekonomik, kulturor apo social. Për rrjedhojë, ato përfshihen
në hapësirën që mbron #KUSHTETUTA.
Urdhëri i dhënë nga Ministrja Nikolla, në zbatim të kërkesës së Kabinetit të Kryeministrit, ka shkelur hapur Kushtetutën dhe Ligjin për Mrojtjen e të Dhënave Personale (nenin 6 dhe 7) Në shkelje të hapur të #Kushtetutës dhe Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Prindërit edhe sot gjenden përpara detyrimit për të bërë publike të dhënat e tyre personale, pa iu dhënë asnjë arsye përse kērkohen.

Të dashur prindër,
– REFUZONI të firmosni formularët për pëlqimin tuaj për të dhënat personale (foto 4). 
– REFUZONI të jepni të dhënat personale që do keqpërdoren duke ju ushtruar presion të çdo forme.

DUKE REFUZUAR, THJESHT ZBATONI LIGJIN!!!

Partia Demokratike:
1- E ka denoncuar kërë shkelje flagrante të ligjit;
2- I ka dërguar shkresë zyrtare Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave (foto 1,2,3) që të reagonte në mënyrë urgjente. Është e TURPSHME heshtja e Komisionerit!!!
3- Ka dërguar padi penale në Prokurori, për Kryeministrin Edi Rama dhe Ministret Lindita Nikolla dhe Orgerta Manastirlliu (foto 5).
4- Ka thirrur në Komisionin e Arsimit Ministren Nikolla per te raportuar rreth kësaj cështje.

Vetëm disa ditë më parë, Parlamenti Europian ka kërkuar masa më të rrepta për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. E për një vend që kërkon të aderojë në Europë, një shkelje e tillë flagrante e ligjit është e patolerueshme.

Por këta nuk janë “Qeveria e Ligjit” por ”Qeveria e Maliqit…!”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook