Ballina Politike Tërhiqen 2 deputetë të PD , priten më shumë ?

Tërhiqen 2 deputetë të PD , priten më shumë ?

Pasi lista e Partisë Demokratike është publikuar pakënaqësitë kanë goditur dy deputetë, respektivisht zotin Sazan Guri që ishte caktuar në Berat dhe zotin Ramiz Çobaj.

Në një status në Facebook kandidati Sazan Guri shpreh inatin e tij me klasën politike parlamentare dhe pakënaqësinë e tij për të kandiduar.

“Do e falja një figure politike para njerëzve të mendimit, por s’mund të vazhdojmë me me ata qe e shohin parlamentin si vend për t’i dhënë pune vetes dhe jo te tjereve, si vend qe rrisin bizneset dhe fitojnë, paçka qe të tjerët humbasin”, shkruan ai.

Ndërkohë zoti Ramiz Çobaj shprehet se e priste kandidimin e tij por që askush nuk ishte interesuar për ta pyetur a dëshironte të ishte në atë pozicion në listë apo jo, gjë që siç ai vet e quan fyese dhe denigruese.

Probleme mesojmë që ka pasur dhe në qarkun e Elbasanit ku deputetja Arbiola Halimi ngre shqetësimin e saj me një status në Facebook se kryetarët e kësaj dege në Elbasan kanë refuzuar të bëjnë fushatë për shkak të pakënaqësisë me listat.

“Sapo mora vesh se kryetaret e degëve ne Qarkun e Elbasanit kane refuzuar te bëjnë fushatë. U bej thirrje te gjithëve qe te bashkëpunojnë për fitoren e Partisë Demokratike dhe te mos tërhiqen”, shkruan ajo.”

Këto tërheqje vijnë në momentin kur listat e Partisë Demokratike kanë shkuar për t’u miratuar në Komisionin Qendror të zgjedhjeve ku janë vërejtur mangësi të mëdha në dokumentacionin e tyre.