Ballina Politike Topi akuzon Ramën dhe Bashën , jeni të dyfytyrë doni fitore të...

Topi akuzon Ramën dhe Bashën , jeni të dyfytyrë doni fitore të lehtë

Fryma e Re Demokratike me kreun e saj Bamir Topi kanë hapur fushatën e tyre zgjedhore. Në fjalën e tij, kreu i kësaj force politike ka sulmuar mazhorancën dhe opozitën për dyfytyrësi, pasi nga njëra anë kërkojnë drejtësi dhe nga ana tjetër kërkojnë pushtet të lehtë në tavolinë.

Duke u ndalur më shumë tek Partia Demokratike dhe te lideri i saj Lulzim Basha, Topi tha se nga çadra FRD është etiketuar si parti mercenarësh, ndërsa vetë Basha, tha Bamir Topi bënte pirueta të turpshme për të dalë nga çadra.

“Ka një lloj dyfytyrësi nga politika aktuale, qofshin ata që janë në pushtet qofshin ata që janë në opozitë. Nga njëra anë kërkojnë drejtësi dhe nga ana tjetër kërkojnë me cdo kusht të marrin fitore në tavolinë, madje poshtë tavolinës. Duke mos krijuar kushte të barabarta për partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje. Madje duke ushtruar edhe presion psikologjik në publik. Kam parasysh kreunn, në qoftë kreu i opozitës që nga çadra e cilësoi FRD si një parti mercenare. Si mund të jetë një lider demokrat ai i cili në mënyrë publike etiketon FRD si një parti mercenare që kërkon të marrë pjesë në zgjedhje?! Ndërkohë bën marifete, akrobacira, pirueta të turpshme për të dalë nga çadra dhe për të përfunduar në këtë gjendje.” u shpreh Topi