Ballina Aktualitet “U bë gazi i dheut”, Berisha bën zbulimin e bujshëm, ja çfarë...

“U bë gazi i dheut”, Berisha bën zbulimin e bujshëm, ja çfarë ka rrëfyer Klement Balili në Greqi për Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi mbi aktivitetin e zhvilluar dje në Tiranë nga ministri i Brendshëm Xhafaj për Taks Forcën.

Berisha thekson se kryeministri Rama dhe ministri u përpoqën të shfajësohen për mos arrestimin e Klement Balilit apo të ashtëquajturit ‘Baroni i Drogës’.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Balili rrinte nga një javë si i penduar në Greqi ku ka depozituar dosjet e Ramës me regjistrimet përkatëse.

Postimi plotë i Berishës:

Miq, u mbajt ne ish Sheraton nje takim i zgjeruar i organizuar nga dyshja e krimit Rama – Xhafa per sukseset imagjinare te Task Forces kunder krimit! Konkluzionet e takimit ishin:

– Ne nje vit jete te task forces suksesi i saj me i madh eshte se ajo i ka rruar bishtin krimit. Keshtu, ky ka qene viti i suksesit me te madh te forces se krimit dhe jo vetem qe nuk jane ndeshkuar asnjeri nga 40 grupet kriminale te deklaruara nga Xhafa por sot numerohen mbi 52 prej tyre.

– Ambasadoret e ftuar ne takim folen haptas dhe denoncuan publikisht deshtimet ne goditjen e peshqve te medhenj duke aluduar haptas per lidhjet e tyre me qeveritaret.

Keshtu, me deklaratat e tyre, ne banken e akuzes u vendosen direkt Rama dhe Xhafa, te cilet shume te çorientuar u detyruan te bejne avokatin e vetes tyre.

Rama, per te larguar çdo pergjegjesi personale per mosarrestimin e Klement Balilit per shkak te dosjes qe ai ka per vet Ramen, u be dje gazi i dheut. Ai u mbrojt duke thene se Balilin vertet nuk e kapem keto pese vite por nuk duhet harruar se dikush e emeroi ate drejtor transporti, e kishte fjalen per LSI. Ne fakt me kete argument Rama vetem fundosi veten sepse te gjithe e dine se pese vite me pare vet Rama i kishte dhene urdher Tahirit, superministrit te tij te mos e preke njeri Eskobarin, madje asokohe me Fugen e tij, edhe pas leshimit nga Greqia te mandat arrestit nderkombetar, i rregullonte intervista ne media ku Balili me tekste te pregatitura mbrohej duke sulmuar Sali Berishen.

Pas largimit te Tahirit, i cili i bashkrendoi trafiqet e Balilit me Habilajt, Xhafa lidhi Geronin me Balilin dhe ky i fundit tashme shetiste lirshem nga Tirana ne Delvine dhe shkonte e rrinte nga nje jave si pentito ne Greqi ku dhe ka depozituar dosjen e Rames me regjistrimet perkatese.

Kurse Xhafa, pasi oratoret e huaj njeri pas tjetri aluduan se shkaku i deshtimit spektakolar te Task Forces ishin lidhjet e tij direkte me krimin, zgjodhi te mbrohej duke akuzuar dhe fajesuar opoziten si per nderrimin e emrit te Agronit ne Geron ashtu dhe per “vetevrasjen” e shoferit te tij me 7 plumba dhe me armen e kapterit te vete Xhafes, çka ka bere qe te gajasen me te edhe mushkat e gardes dhe ta tregojne me gisht si porosites te “vetevrasjes” me 7 te shtena, madje jo vetem mbare garda por edhe Tirana, Shqiperia dhe bota! sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook