Ballina Politike VIDEO/ Sa ishte pjesëmarrja në protestën e PD-së? Shihni pamjet e filmuara...

VIDEO/ Sa ishte pjesëmarrja në protestën e PD-së? Shihni pamjet e filmuara me dron

Sot në Tiranë u mbajt protesta e paralajmëruar e opozitës. Shumë pritshmëri kishte në rradhët e demokratëve për shkak se ashtu siç kishte lënë të kuptohej lidershipi i PD-së, masiviteti dhe jo dhuna, do ishin një tregues force ndaj mazhorancës për ta detyruar të “dorëzohej” përballë kërkesës për pranimin e kushtit të qeverisë teknike pa Edi Ramën kryeministër.

Protesta u mbyll paqësisht. Po sa masive ishte pjesëmarrja në të. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri, Sali Berisha deklaruan se në tubim merrnin pjesë 600 mijë shqiptarë. Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani në një intervistë televizive, e “rrudhi” shifrën në 200 mijë. Ndërkohë që portalet e afirmuara me linjën e tyre editoriale pranë kryeministrit, Edi Rama e zbritën edhe më poshtë pjesëmarrjen në protestën e PD-së, duke sjellë shifra nga 5 deri në 7600 mijë protestues.

Përballë këtyre pretendimeve, “DuaLajm.com” pa marrë përsipër të llogarisë numrin e protestuesve, sjell disa pamje pa koment të filmuara sot me dron në momentin kur në tribunën e improvizuar të protestës, fliste kreu i PD-së, Lulzim Basha.

(DuaLajme.com)