Ballina Kryesore Videoja e BBC për Ramën, deputeti demokrat i kundërvihet Berishës: Jemi duke...

Videoja e BBC për Ramën, deputeti demokrat i kundërvihet Berishës: Jemi duke tallur veten në këtë mënyrë

Pas publikimit të një video nga media prestigjoze britanike, BBC, ku thumbohet kryeministri Rama, lidhur me atletet e bardha që ka veshur në Samitin e Londrës, e cila u shpërnda edhe nga ish-kryeministri Berisha, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Përmes një statusi në “Facebook”, Paloka thekson se të vazhdojmë të merremi me atletet e kryeministrit është tallje për vete.

Paloka thotë se ai është gati të dalë dhe lakuriq që shqiptarët të merren me të e jo me të zezat që iu bën.

Ai kujton se nuk ka asnjë informacion zyrtar për marrëveshjen me Tsipras.

Postimi i plotë
Kur BBC tallet me kryeministrin e Shqipërisë, sigurisht nuk është momenti të brohorasësh ‘O sa mirë me qenë shqiptar’. Por që ne vazhdojmë dhe merremi me atletet e Ramës, kjo është tallje që i bëjmë vetes.
Ai është gati të dal dhe lakuriq që shqiptarët të merren me hallatet e tij e jo me të zezat që ju bën prej 20 vjetësh që është me pushtet.
Në mungesë të plotë transparence, nuk jepet asnjë informacion zyrtar për marrëveshjen që ka bërë me Tsipras, ndërkohë që burimet e tjera japin lajme tronditëse për akte që nuk mund të quhen ndryshe përveçse tradhti kombëtare. Po ne merremi me atletet dhe fytyrën prej idioti që i nxjerr BBC…

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook