Ballina Kryesore Zbardhet pasuria e Nikollës, Kodhelit dhe Haritos. Ja cila është më e...

Zbardhet pasuria e Nikollës, Kodhelit dhe Haritos. Ja cila është më e pasura mes tyre

Zbardhen pasuritë e dy ministreve të kabinetit Rama, Milena Haritos dhe Mimi Kodhelit, si dhe pasuria e ish-ministres tjetër, Lindita Nikolli, e cila drejtonte ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Pasuritë e tyre janë bërë publike nga Open Data Albania.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ish-ministrja Lindita Nikolli duket kanë të deklaruara vetëm pagat e tyre si ministre, ato të bashkëshortëve dhe bonuset.

Ndërsa për ministren Milena Harito, paga si ministre dhe të ardhurat e tjera nga kjo detyrë, duket se janë të ardhura dytësore.

Harito ka deklaruar një sërë të ardhurash nga pasuri të ndryshme në Francë.

Kështu nga deklarimet e bëra nga Open Data, rezulton se Milena Harito është më e pasur se Lindita Nikolla dhe Mimi Kodheli.

Lindita Nikolla 

 

Milena Harito

Mimi Kodheli