Ballina Kryesore Zgjedhjet – Ja emri i ri i kandidatit te PS për kryetar...

Zgjedhjet – Ja emri i ri i kandidatit te PS për kryetar në Bashkinë e Kavajës

Partia Socialiste pritet të regjistrojë sot në KQZ, Dorian Muratin si kandidat për kryetar të Bashkisë Kavajë. Murati është drejtor i OSHEE në Kavajë. Me parë Murati ka qenë drejtor i ALUIZNI-t, në Kavajë.

Edhe PD pritet të regjistrojë sot kandidatin e saj Isa Sakja , i cili aktualisht mban postin e kryetarit të PD në Kavajë, ndërkohë në garën për kreun e Bashkisë, LSI do të kandidojë me Maksim Konën, doktor i shkencave inxhinierike.

Zgjedhjet vendore në Kavajë do të mbahen në të njëjtën ditë me ato parlamentare, 25 qershor 2017. Ndërkohë pritet zyrtarizimi i kandidaturave të PS dhe PD.

PS kishte zgjedhur Klodian Shehin për këto zgjedhje nëse do mbaheshin në datën e dekretuar, 7 maj 2017 por PS u tërhoq nga këto zgjedhje pas deklaratave të PD-se për protesta.