Ballina Kryesore Zgjedhjet në PD/ Lulzim Basha pret rradhën më pas voton : “Demokratët...

Zgjedhjet në PD/ Lulzim Basha pret rradhën më pas voton : “Demokratët më të bashkuar se kurrë pas zgjedhjeve”

Zgjedhjet në Partinë Demokrative vijojnë normalisht ndërsa mësohet se siç ishte lajmëruar në orën 11:00 ka votuar dhe Lulzim Basha, kreu i PD në katër vitet e fundit. 

Pavarsisht se pozita e tij ka qenë më e larta në vitet e fundit në PD, ai ka treguar qytetarin e tij europiane duke pritur rradhën që të votonte.

Pas votimit Basha ka bërë dhe një koment të shkurtër ku shprehej se pas këtyre zgjedhjeve PD do të jetë më shumë e bashkuar.

Procesi është i qetë, po zhvillohet në mënyrë të civilizuar. Jam i bindur se do dalim më të fortë, më të bashkuar dhe gati për tu kthyer në forcën e vetme që përfaqëson shpresë për shqiptarët”,- komentoi shkurt Basha.