Në episodin e parë të “Intervista” nga gazetari i ri, Pano Ceka ku pastori Albert Kona flet për tema të ndryshme, ndër të cilave edhe mbi lidhjen e politikës së tashme dhe të shkuar me besimin fetar.

Ndër të tjera, ai tregon se si është rritur në një atmosferë komuniste ku shfaqja e besimit do të ishte një vetëvrasje, dhe tregon se si ka arritur të jetë afër besimit të tij pavarësisht ndalesave.

“Është fakt që shteti dhe politika do që ta martoj veten me besimet fetare dhe se qëllimi i politikës dhe politikanëve është te përdorë gjithçka për interesa personale.”- Thotë ai.

Për më tepër mund të ndiqni intervistën në YouTube në linkun e mëposhtëm.