Ballina Politike 1 Qershori, Vasili : Politika nuk ka kuptim nëse nuk vendos të...

1 Qershori, Vasili : Politika nuk ka kuptim nëse nuk vendos të parën fëmijën

Kryetari i LSI, Petrit Vasili së bashku me ministren e Integrimit Klajda Gjosha në kuadër të 1 Qershorit, ndoqën nga afër një ekspozitë me piktura realizuar nga fëmijë të moshave të ndryshme.

Vasili theksoi se e ardhmja e fëmijëve duhet të jetë në fokus të politikës.

“Politika me të cilën ne merremi, në rast se nuk vë si të parën gjë dhe mbi të gjitha në çdo vendin që merr, të ardhmen e fëmijëve ajo e ka humbur motivin e saj, e ka humbur kuptimin e saj” , deklaroi Vasili.

Ndërsa ministrja Gjosha tha se politika duhet të punojë për garantimin e të drejtave të fëmijëve.