Ballina Kryesore 27-vjetori i PS-së, ja mesazhi i “koduar” që jep Saimir Tahiri

27-vjetori i PS-së, ja mesazhi i “koduar” që jep Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka uruar 27-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri ka rikthyer nostalgjinë për të gjithë kohën kur ka qenë pjesë e PS-së, si dhe për mbështjetjen që i është dhënë në kohë të vështira, siç e ka cilësuar ai.

“Momente te veshtira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mire kete. Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot. Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.”, shkruan Tahiri ndër të tjera, duke lënë të nënkuptohet një mesazh të koduar.

Statusi i plotë i Tahirit
Nga 27 vjet, kam jetuar pak me shume se gjysmen e tyre mes shume burrash e grash, te rinj e te reja ne PS.
Disa nuk jetojne me, te tjere jeta u ka hapur rruge te reja, shume jane ende e shume bashkohen.
Kam pasur privilegjin te njoh shume, te flas, te debatoj e mbi te gjitha te ndjej mbeshtetjen e shume prej tyre ne cdo moment. Akoma me shume sot.
Momente te veshtira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mire kete.
Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot.
Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.
Per te dobtin qe do ze, te varfrin qe do nje shans, te mundurin qe do drejtesi, te pastrehun qe do shtepi, te papunin qe do pune, te aftin qe do merite, te gjithe ne Shqiperine tone, 27 vjet jane mjaftueshem per te kuptuar ku do hedhim kemben e rradhes.
Gezuar!

LEXO EDHE:  Vetëvrasje në Memaliaj. I riu 23-vjeçar var veten

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook