Ballina Politike Akuza të rënda ndaj PS, LSI ashpërson gjuhën në fushatë

Akuza të rënda ndaj PS, LSI ashpërson gjuhën në fushatë

Teksa lufta mes partive të mëdha vazhdon dhe ashpërsohet LSI duket se luftën e ka me PS. Silva Caka sot nga selia ka akuzuar Kryeministrin Rama se po përpiqet të blejë votën e lirë dhe të mbysë zërat që e duan jashtë politike.

Silva shprehet se çfarëdo që të bëjë “kryepolici” Rama LSI nuk do zmbrapset dhe do luftojë për mirëqenien dhe të ardhmen e vendit sepse do që ta shohë Shqipërinë të eci para, ndryshe nga Kryeministri Rama. Silva u shpreh se LSI ishte nga të vetmet parti që dontë Vetingun të realizohej sa më shpejt pasi skishte asgjë për të fshehur ndryshe nga Edi Rama i cili i druhet.

Problemi i tij i madh është se është i tmerruar nga zgjedhjet dhe vota e lirë. Ai ishte njeriu më i frikësuar të bënte zgjedhjen brenda PS-së me rival Ben Blushin e jo më të pranojë zgjedhje të lira me të gjithë aktorët e përfshirë në garë. Bëri çdo përpjekje që opozita të mos hynte në zgjedhje me qëllim shkatërrimin e opozitës dhe manipulimin e zgjedhjeve  përmes përdorimit të segmenteve të policisë të lidhur me grupe kriminale të drogës. Rilindjen e ktheu në ndërmarrjen më të madhe të drogës në Europë. Edhe inskenimi i turpshëm dje në mitingun e Beratit, në bashkëpunim dhe me segmente kriminale të policisë për gjoja blerje votash është përpjekje e dështuar për të trembur e frikësuar LSI-në, ndërkohë që është kryepolici që planifikon blerje votash  masive duke përdorur çdo mjet të pushtetit.”

“E ka kapur paniku nga mbështetja që LSI gëzon në Berat dhe në të gjithë Shqipërinë. Mesaduket ai ka panik edhe nga zbatimi i plotë i vettingut që shqiptarët mezi e presin për ti dhënë fund arrogancës dhe pushtetit oligarkik kriminal dhe klientelist. Prandaj le të çmendet kryepolici LSI do të dalë forcë e parë në qarkun e Beratit sepse është shpresë e rinisë dhe fundi i oligarkisë,  jo vetëm në Berat por në të gjithë Shqipërinë”

Por nuk u mbyll me kaq ajo doli dhe tek një temë që mesaduket e kishte prekur goxha me deklaratën e djeshme të Ramës nga Berati duke e sulmuar ashpër atë.

LEXO EDHE:  Video/ Qytetari i qan hallin Bashës: Na mbytën nga gjobat

“Gratë PS më shumë se çdo kush i ka injoruar me mosmirënjohjen e tij dhe arrogancën, duke i zëvendësuar kudo me vajzat e korridoreve të rilindjes. Edhe pak gra me vlera socialiste e vlera të së majtës u fshinë pabesisht nga listat për deputete të PS-së duke u zëvendësuar nga vajzat e korridoreve të rilindjes dhe biznesmenëve tenderxhinj” tha Caka. U ktheu krahët socialistëve të thjeshtë për 4 vite dhe i dha gjithë pushtetin oborrit të tij të Rilindjes, tani kujton se mund të mashtrojë për herë të dytë PS, duke u thënë se nuk e ka fajin zullumi i tij me pushtetin  dhe përbuzja e tij ndaj tyre, por LSI që është në koalicion.” u shpreh në fund Silva Caka.