Ballina Politike Aleati sulmon Bashën mbi rrjedhjen e votave: Ke nxjerrë njerëz që na...

Aleati sulmon Bashën mbi rrjedhjen e votave: Ke nxjerrë njerëz që na sulmojnë ne në Facebook, të takon ty të gjesh kush e ka bërë

SHPËRNDAJE

Rrjedhja e votave e cila shkaktoi vërtetë një debat të rëndë në selinë blu të Partisë Demokratike ka bërë edhe aleatët historikë ti vihen Bashës kundër duke i bërë thirrje që të zbardhë ngjarjen sa më shpejt.Kreu i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ju drejtua kryetarit të PD, duke i thënë se nuk i takon atij të gjejë fajtorët por vetë Bashës, që edhe ngjarja të dalë në dritë dhe të shihen ata persona që krijuan rrjedhjen e votave.

“Është përgjegjësia jote që të gjesh kush e ka bërë, se nëpër Facebook ke nxjerrë njerëz që na akuzojnë ne,” raportojnë burimet se Dashamir Shehi i ka thënë aleatit Basha.

Comments

comments