Ballina Kryesore Arrestimi i kryetarit të PD në Gramsh, reagon deputeti: Arrestim politik

Arrestimi i kryetarit të PD në Gramsh, reagon deputeti: Arrestim politik

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar ndaj arrestimit të kreut të demokratëve të Gramshit duke e cilësuar atë si arrëstim të pastër politik.

“Ditën e zhvillimit të Aktivit të degës së Partisë Demokratike, me pretekstin e mosvënies së rripit të sigurimit, policia private e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt arreston Kryetarin e PD Gramsh Elmas Harunin dhe sekretarin organizativ të kësaj dege. Ndërkohë që kriminelët, trafikantët, tutorët nderohen dhe bëjnë ligjin kudo, shqetësimi i policisë së kriminalizuar na qenkan drejtuesit politike të PD, të dy me profesionin e mësuesit. Ky është një arrestim i pastër politik dhe dëshmi e dorëzimit të policisë para krimit dhe trimërimit të saj pa arsye para qytetarit”, shkruan deputeti demokrat.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook