Ballina Kryesore Basha bën “tagg” Ramën në Facebook, e fton sërish në debat

Basha bën “tagg” Ramën në Facebook, e fton sërish në debat

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sfiduar sërish kryeministrin Edi Rama teksa i bën thirrje që të pranojë debatin politik.

Disa ditë më parë i bëri ftesë Kryeministrit Rama për debat televiziv, por këtë herë Basha ka zgjedhur që ta përsërisë ftesën e tij nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.

Gjithashtu Basha shprehet se është kulturë demokratike të debatojmë para shqiptarëve dhe ata më pas të na gjykojnë.

Ja statusi i kreut të PD-së në Facebook :

Edi Rama - Eja në debat, është kulturë demokratike të debatojmë para shqiptarëve 
që ata të gjykojnë.
Ndaj përgjigju
#PranoDebatin
#MosKiFrikë