Ballina Politike Basha bën thirrje për votë masive drejt Partisë Demokratike

Basha bën thirrje për votë masive drejt Partisë Demokratike

Lulëzim Basha ka kërkuar votë masive nga qytetarët për të plotësuar ëndrrën e tyre Republikën e Re. Gjatë takimeve në Elbasan me qytetarët, Basha thotë se opozita është e bashkuar ndërsa kundërshtarët e tij kanë një votë të ndarë dhe kjo i penalizon goxha.

“Sa më e thellë fitorja e Republikës së Re, aq më i shpejtë do të jetë mëshimi i shqiptarëve drejt premtimit të demokracisë së vërtetë, ekonomisë së fortë dhe të nesërmes së sigurtë për çdo shqiptar.”

Po ashtu Basha premtoi se do ndalonte hyrjen në doganë të mallrave që janë subvencionuar nga vende të tjera, kjo për të stimuluar ekonominë vendase.

Unë do ta mbyll doganën shqiptare për prodhimet bujqësore të subvencionuara nga qeveritë e tjera që konkurojnë në mënyrë të pandershme djerësën e  fermerëve shqiptarë. Fermerët shqiptarë do të jenë të parët, prodhimet tuaja do të shiten të parat dhe vetëm pasi prodhimet tuaja të kenë të garantuar tregun atëherë me tarifa proporcionale, të barabarta me subvensionet që qeveritë e huaja u paguajnë fermerëve të huaj, vetëm atëherë prodhimet e tyre byujqësore mund të konkurojnë në mënyrë të ndershme me prodhimin tuaj.”

Edhe njëherë kreu i opozitës akuzoi mazhorancën për korrupsionin në shëndetësi.