Ballina Politike Basha ironizon “Republikën e vjetër”: Më 25 qershor do t’u japim bërrylin

Basha ironizon “Republikën e vjetër”: Më 25 qershor do t’u japim bërrylin

Lulzim Basha ka nisur ironitë e tij të drejtpërdrejta ndaj atyre që ai quan “Republikë e Vjetër” ku mes shumë gjërash u shpreh tejet negativ ndaj një marrëveshjeje të mundshme me Ramën ose Metën.

Basha deklaroi se ata janë përpjekur që tu afrohen dhe të bëhen bashkë kur i kanë “kërkuar” dorën por e vetmja gjë që do të marrin nga Partia Demokratike do të jetë bërryli.

“Republika e vjetër është bërë si rreckë dhe kanë mbetur në derë të republikës së re duke kërkuar dorën. Po çfarë t’u japim në 25 qershor? T’u japim bërrylin, sepse ne nuk i tradhtojme qytetarët. Kjo betejë nuk është për pazar me Ramën dhe Metën, por për qytetarët”- u shpreh Basha nga Kuçova.