Ballina Politike Basha kujton ish-kryeministrin e Kosovës: Pak njerëz i kanë shërbyer popullit si...

Basha kujton ish-kryeministrin e Kosovës: Pak njerëz i kanë shërbyer popullit si ti

Kryetari i Partisë Demokrate, Lulzim Basha ka vendosur që ti dedikojë një status në rrjetin e tij social humbjes së jetës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi dhe veprave të tij në dobi të shtetit më të ri.

Tek një status në Facebook, Basha ka theksuar se “pak njerëz i kanë shërbyer popullit të tyre si ai, duke u kujdesur me përkushtim si mjek për jetët e njerëzve, duke luftuar për lirinë e tyre dhe duke drejtuar përpjekjet e tyre për demokraci dhe përparim”.

Statusi i Bashës

“Bajram Rexhepi ishte njeri i veçantë dhe shqiptar i madh. Pak njerëz i kanë shërbyer popullit të tyre si ai, duke u kujdesur me përkushtim si mjek për jetët e njerëzve, duke luftuar për lirinë e tyre dhe duke drejtuar përpjekjet e tyre për demokraci dhe përparim.

Kam patur nderin të takohem shpeshherë me Bajramin dhe do të ruaj përherë brenda meje mbresat e pashlyera për dinjitetin, përunjësinë dhe mirësinë e tij.

Në këto momente të dhimbshme të ndarjes së tij të parakohshme nga jeta bashkoj lutjet e mia me ato të familjarëve dhe miqve të tij. U prehtë në paqe! I paharruar kujtimi i tij!,”