Ballina Politike Basha nuk rezervohet: Ruçi është i lidhur me krimin e organizuar dhe...

Basha nuk rezervohet: Ruçi është i lidhur me krimin e organizuar dhe vëllai i Xhafër me trafikun e kokainës

Pasi kryeministri i vendit, Edi Rama bëri një deklaratë mbi drogën në Shqipëri ku tha se problemi më i madh ai i drogës u zgjidh, kryedemokrati Lulzim Basha nuk është përmbajtur dot dhe ka vendosur të japë një reagim të tijin për median.

Ai tha se kryeministri sapo ka shpallur një fitore imagjinare dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë shenjë rezultati nga ai. Sipas Bashës, Rama po promovon Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafën tek qeveria e tij edhe pse Ruçit në 2005 i kanë anulluar vizën për në Amerikë për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës; dhe Fatmir Xhafën i cili është i përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Reagimi i Plotë i Lulzim Bashës

Njeriu që për tre vjet mohoi problemin e drogës në Shqipëri, duke bekuar kthimin e saj në vendin kryesor të drogës në Europë, sot befas deklaroi se e paska zgjidhur këtë problem. Askush nuk është arrestuar, asnjë drejtues i trafikut nuk është zbuluar, asnjë organizatë trafikantësh nuk është goditur, asnjë rezultat konkret nuk ka patur në asnjë drejtim. Por kryeministri ka shpallur fitoren e luftës që nuk ka ndodhur.

Tani që droga shqiptare dhe krimi i organizuar është kthyer në problem politik për qeveritë europiane dhe BE-në, duke rrezikuar integrimin e Shqipërisë dhe kthimin e vizave për shqiptarët, Edi Rama nuk e fsheh dot më, ndaj ka vendosur ta pranojë dhe menjëherë të shpallë fitoren e luftës imagjinare ndaj saj.

Por nga ana tjetër promovon Gramoz Rucin të cilit që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, dhe Fatmir Xhafën e përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Është një lojë e rrezikshme: inkurajim për trafikantët dhe kriminelët që vazhdojnë të patrazuar dhe shkurajim për policët e ndershëm dhe të gjithë shqiptarët që duan ta luftojnë drogën. Është një lojë që do ketë pasoja për shqiptarët dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj nuk do ta ndalim asnjë ditë betejën kundër kësaj të keqe që ka pllakosur vendin, demokracinë dhe ekonominë tonë.​

“Haja dru çdo ditë”, këngëtarja e njohur rrëfen tmerret e dhunës së ushtruar nga ish-i dashuri

Përplasje me armë zjarri në Laç, plagoset një person, shpallet në kërkim autori (Emrat)

Vidhnin makina luksoze me Nokia 3310, arrestohet shqiptari dhe marokeni (Foto)

VIDEO/ 17-vjeçarit nga Shkodra i ikën “tepeleku i kokës”, ngre fshatin në këmbë duke qëlluar me automatik, por…

Maks Velo publikon emrat e spiunëve: Mes tyre miku im dhe gruaja e shkrimtarit të njohur

Kapen me 250 kilogramë drogë, arrestohen dy shqiptarë dhe një italian në Lecce (Foto+Emrat)

Aksion i madh policor në Fushë-Krujë, arrestohet një person

10 vjetori i Pavarësisë/ Rita Ora: Jam shumë e lumtur që kisha kohë të vija këtu…

“Dëgjova në kokë zërat e demonëve”, flet vrasësi 19-vjeçar që ekzekutoi 17 persona

FOTO/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, kapen me 17.5 kg heroinë dhe 50 mijë euro cash (Emrat)

Artikulli paraprakFOTO/ Joshëse dhe seksi, Françeska Jaçe lë me gojë hapur fansat me format e saj perfekte
Artikulli tjetërZbulohet pasuria e ministrave teknikë, ja shifrat