Ballina Kryesore Basha përballet me ankesat në Rrogozhinë: 3 javë pa ujë dhe 9...

Basha përballet me ankesat në Rrogozhinë: 3 javë pa ujë dhe 9 mld lekë fasada

Lulzim Basha takimin e rradhës e kishte në Rrogozhinë ku u takua me banorët e këtij qyteti dhe u konsultua me ta për problemet që i shqetsonin.

“3 javë kemi pa ujë” – thotë një pensionist i këtij qyteti të cilit basha ju përgjigj duke i treguar se sa pak është ky problem për qeverinë kur po shpenzohen 9 miliardë lekë veç për fasadat. Një invalide Emine Deda e cila detyrohet të mbajë familjen me 44 mijë lekë në muaj i qau hallin e saj Bashës dhe gjithashtu një fermer i cili u shpreh se skanë marrë asnjë subvencion.

Një qytetar që posedon një dyqan këpucësh u shpreh se i kanë bërë 5 kontrolle brënda një muaji duke i treguar letrat madje dhe një pronar marketi ishte tejet i shqetësuar për bllokun me gjoba madje ai tregon se gjobat i merrte dhe prej zyrave. Kryedemokrati u tregoi pullën fiskale e cila do ti mbajë larg edhe tatimorët dhe hajdutët e shtetit.

Basha u shpreh dhe rreth programit të tij: “Vetëm unë kam një plan ekonomik, që ul taksat, rrit pensionet, rrit konsumin, rrit prodhimin, siguron mbështetje për njerëzit në nevojë, shkolla të mira me drekë të paguar për fëmijët dhe ndihmë të drejtpërdrejtë për fermerët. Kjo është oferta për shqiptarët, një plan ekonomik që funksionon në Europë, që do funksionojë dhe këtu”