Ballina Aktualitet Basha reagon me tone të ashpra për shkarkimet

Basha reagon me tone të ashpra për shkarkimet

Nga Korça kreu i partisë demokratike Lulëzim Basha ka deklaruar dhe ka reaguar për herë të parë rreth shkarkimeve në administratë dhe se çfarë mendon ai se duhet të ndodhë me të shkarkuarit.

Ai u shpreh se më në fund ligjet e Republikës së Re po funksionojnë dhe më në fund ka ardhur koha që të shkojmë drejt ndryshimit por me Partinë Demokratike në krye.

Sot republika e vjetër është sprapsur. Kjo ishte fitorja e parë e korcarëve të bashkuar, e qytetarëve të bashkuar. Vetëm sot janë shkarkuar mbi 12 zyrtarë të niveleve të larta dhe të mesme që kanë shkelur kodin penal. Shumë prej tyre do të shkojnë për ndjekje penale, republika e re e ka arritur hapin e parë. Kushdo që guxon të prekë votën e shqiptarëve, kartat e identietit e pret ligji i republikës së re. Shkarkimi i menjëhershëm, ndjekja penale dhe të paktën 1 vit burg për cënimin e të drejtës së votës. Kjo është arritja juaj. Ndaj denonconi cdo përpjekje për tju prekur votën.” u shpreh Basha nga qyteti juglindor.