Ballina Kryesore Basha takohet në SHBA me presidentin Trump, zbardhet biseda mes tyre(Foto)

Basha takohet në SHBA me presidentin Trump, zbardhet biseda mes tyre(Foto)

Kryedemokrati Lulzim Basha takon Presidentin e SHBA-ve Donald Trump dhe tregon se çfarë ka biseduar me të. Basha e cilëson takimin të jashtëzakonshëm dhe inkurajues.

Statusi i plotë 

“Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët.
Sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve.
Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe 
shqiptarët!”