Ballina Politike Berat/ Rinumërohen 4 kutitë e kontestuara nga PD, ja si doli rezultati

Berat/ Rinumërohen 4 kutitë e kontestuara nga PD, ja si doli rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinumëruar sot katër kutitë e votimit që i përkasin bashkisë së Kuçovës, pasi PD pretendonte se ishin manipuluar procesverbalet.

Nga numëri i 4 kutive ka rezultuar se vetëm dy vota janë llogaritur abuzivisht.

Në një kuti PD-së i është zbritur një votë, ndërsa në një rast tjetër i ishte hequr padrejtësisht dhe pa rinumërimit i është shtuar në tabelën përfundimtare të rezultatit të zonës zgjedhore Kuçovë.

Rinumërimi në KQZ

-QV Nr. 3318

PD – 48 vota në 25 qershor

Rezultati s’ndryshon pas rinumërimit.

-QV Nr 3429

PD – 65 vota

PD dhe LSI marrin nga një votë shtesë në krahasim me 25 qershorin.

-QV Nr. 3349

PD – 5 vota

I zbritet një votë nga rezultati i 25 qershorit.

-QV Nr. 3347

PD – 1 votë

S’ka ndryshim rezultati.