Ballina Politike Berisha denoncon me forcë mungesën e ujit në Durrës: Turizëm pa ujë,...

Berisha denoncon me forcë mungesën e ujit në Durrës: Turizëm pa ujë, mediat po e mbulojnë lajmin

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar sot një mesazh denoncimi nga qytetari dixhital tek “Facebooku” i tij personal.

Ai theksoi se Durrësi edhe pse po përballet me një fluks të madh turistash dhe po grumbullon goxha të ardhura për shtetin vazhdon vuan mungesën e ujit. Sipas qytetarit që i ka shkruajtur situata duket problematike akoma tek lagjet nr.2 dhe nr.3 dhe nuk po marrin akoma zgjidhje dhe pse sytë janë përqëndruar këtu tani.

Statusi i Berishës në Facebook.

Qytetari dixhital denoncon:
– Durresi turizem pa uje,
– mediat censurojne lajmin! sb
“Doktor pershendetje!
Ju shkruaj per te denocuar mungesen e furnizimit me uje te pijshem ne disa prej lagjeve te qendres se Durresit, konkretisht lagja Nr.2 dhe Nr.3 te ketij qytetit. Por edhe ne zonen e plazhit situata eshte mese e renduar.
Kjo situate ku uji i pijshem vjen vetem nje ore ne dite e sigurisht qe eshte totalisht i pamjaftueshem, po ben gati nje muaj qe eshte prezente. Ajo qe te ben me shume pershtypje perpos tmerrit te mungeses se nje elementi jetik sic eshte uji, eshte fakti qe asnje prej televizioneve nuk ka bere nje kronike per ta ngritur ne kuadrin e nje denoncimi publik.
Ne fakt, i nderuar doktor kete sms duhet tja kisha derguar kryeministrit, por ai te vetmen gje qe te lejon ne profilin e tij ne fcb eshte te besh llogje neper komente.
Respekte!”