Ballina Politike Berisha publikon letër, “Lajthitja e Kryeministrit”

Berisha publikon letër, “Lajthitja e Kryeministrit”

 

Vazhdon me komentet e tij ish-Kryeministri vendit zoti Sali Berisha kur këtë herë ai ka publikuar letrën e një qytetari që ai e ka titulluar “Lajthitja e një Kryeministri”

Këtë herë ka komentuar veshjen e papranueshme sipas tij të Kryeministrit Rama në takimin me përfaqësuesen e lartë të BE Federica Mogherini dhe liderët e tjerë të Ballkanit.

Letra e nje qytetari dixhital per skandalin e Rames ne Bruksel! sb “Lajthitja e një kryeministri”!

Edi Rama në takim e djeshëm me kryeministrat e Ballkanit dhe zyrtaren e lartë të BE-së Mogherini, shfaq me një veshje aspak të përshtatshme për aktivitetin. Fotot e tij bënë lajm jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjërë.Te nesermen e bllokuan ne hyrje te selise se Natos dhe e detyruan te vishej si zyrtar per te hyre ne Seli.Mediat e huaja e tallen te gjitha por edhe pjesa dermuese e atyre te vendit filloi ta tallte, e një pjesë tjetër, me në krye Mentor Nazarkon e Mira Kazhanin u perpoqen me kot të gjejnë mënyra ta justifikojnë e ta shpallin si një person avantgarde e që flet me simbolika. 
Duket si çështje për të qeshur, por veprimet e këtij kryeministri janë për të qarë. Rama është një person që nuk di ku fillon posti i kryeministrit dhe ku mbaron ai i individit. Një post, sidomos ai i drejtuesit të një vendi, kërkon sakrificën e një pjese të madhe të individit, por Edi po bën të kundërtën; po sakrifikon kryeministrin për hir të vetes duke shfaqur një narcizëm të skajshëm. 
Individi Rama vesh kryeministrinë me “pikturat” e tij, kur zakonisht një zyrë që përfaqëson një komb duhet të ketë elemente kombëtare. Rama gjithçka e quan të mirë nëse e miraton vetë, qysh nga zyrat e deri tek ministrat. Ka një dëshirë diktatoriale për ta bërë çdo gjë si mendon ai si individ dhe këtë mundohet ta imponojë me forcë tek të tjerët, biles aq e tepron me këtë gjë sa do t’i diktojë të tjerëve çfarë të mendojnë. P.sh kush thotë se nuk po bëhet shtet me këtë qeveri, është gënjeshtar. Po ta shohim sjelljen e tij nga kryetar bashkie e deri sot, kuptojmë që Rama e urren mendim ndryshe me të, biles e ka frikë. Prandaj pranë vetes mban vetëm ata që i lëpihen e i binden si skllevër. Sepse Rama në psikikën e tij është një i semure që ka të drejtë në gjithçka. Biles një person i tillë i jep vetes të drejtën të flasë edhe për fate kontinentesh, të kërcënojë Europën për anëtarësim apo të thotë kush duhet të jetë president i SHBA. Kryeministri një vendi duhet të jetë sa më objektiv dhe larg dëshirave të veta kur vjen puna tek drejtimi i një shteti. Kryeministri i një vendi nuk mund t’i etiketojë si media kazani, mediat që nuk i bëjnë elozhe atij. Kryeministri i një vendi nuk mund t’i trajtojë njerëzit e vendit të tij si lolo, duke thënë me arrogancë se vetëm unë di këtu. Kryeministri i një vendi nuk mund të shkojë si gjimnazist në takime të rëndësishme ndërkombëtare, se përfaqëson imazhin e një populli të tërë. Kryeministri i një vendi nuk mund të jetë një piktor në tentativë që përdor postin për të promovuar “artin” e tij. Është shpërdorim moral dhe ligjor i detyrës. Kryeministri i një vendi nuk mund të shajë çdo media kritike e të fillojë të ndërtojë një TV të vetin për propagandë si në diktaturë. Kryeministri i një vendi nuk mund të kthehet në një meme-xhi fejsbuku sikur nuk di me çfarë ta kalojë kohën. Kryeministri i një vendi nuk mund t’i ngjajë një semuri narcist që i pëlqen vetja e do të bjerë kudo në sy. Ai nuk di ta dallojë ndryshimin mes detyrave të kryeministrit dhe dëshirave të tij, duke e dominuar këto të dytat.
Prandaj sjelljet e Ramës nuk janë për të qeshur më, sepse shfaqin psikikën e mendjen e një njeriu me probleme, që ka marrë drejtimin e një vendi pa ditur të kontrollojë veten dhe siç thotë i ndjeri Dritëro në një poezi: “Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur të gjithë i çmend”.

Basha në Prishtinë, publikon fotot nga festa e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Patozi: Mos mallkoni kot 18 shkurtin, problemi ishte mbyllja e turpshme e çadrës dhe…

Gjendet një i mbytur në Selenicë, ja dyshimet e para të policisë

Qosja: Pse nuk pranoj dekoratën e këtij regjimi

Aksidenti fatal në Shkodër/ Rritet bilanci i viktimave, humb jetën babai dhe dy vajzat

Aksident fatal në Shkodër, humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe

Arrestohen dy shqiptarët, kapen në kufi me 161 kilogramë drogë (Foto)

Tërbohet sërish moti, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Deputeti i PD publikon dokumentat/ Rama do të prishë TK që të fshehë provat e krimit që ka bërë në 99-ën (Foto)

U arrestua nga policia shqiptare, hakeri 25-vjeçar për 60 ditë do të ekstradohet në SHBA ose…

Artikulli paraprakBlushi propozon ofertën e tij ironizuese ndaj PD
Artikulli tjetërStudiuesit krijojnë kompjuterin që kompozon muzikë folklorike