Ballina Aktualitet Berisha voton, akuza të forta drejt PS-së: Kam raste të blerjes masive...

Berisha voton, akuza të forta drejt PS-së: Kam raste të blerjes masive të votave. Qytetarë, denonconi çdo rast

Ish- kryeministri Sali Berisha ka votuar këtë të diel në qendrën e votimit te Liceu Artistik. Berisha tha se ndjehet festiv dhe i lumtur.

Por edhe në këtë ditë, ish -kryetari i së djathtës, nuk i ndali akuzat për Partinë Socialiste. Sipas tij, po blihet vota në Durrës, Bradashesh dhe Gostimë.

“Uroj që shqiptarët të votojnë të lirë, të vendosin fatin e tyre për 4 vitet që vinë, të vendosin për ndryshimin që meritojnë. Natyrisht në këto zgjedhje përballë vullnetin me drogën, krimin, por nga na tjetër ftoj qytetarët të ngrihen në lartësinë e gëzimit dhe besimit të tyrë në mënyrë që të tiumfojë vullneti i tyre i lirë. Sot ndjehem më festiv se asnjëherë.Ka pasur raste masive të partisë siçiliste për blerje të votave. Kam rastet e fundit në Durrës, Bradashesh dhe gostinë. I bëj thirrje qytetarëve që të denoncojnë në mënyrë që të përballen me ligjin këta tregtarë të blerjes së votës”, tha Berisha gjatë prononcimit përballë gazetarëve.